Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Date:

Share post:

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike.

Sipas burimeve, votimi në seancë plenare vjen pas miratimit të mëhershëm në komisionin përkatës të Senatit, ku kandidatura e tij mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve.

Më herët, kandidatura e tij kishte marrë mbështetjen e Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan me votim 19-3, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në seancën plenare të Senatit.

Me këtë votim, procedura e konfirmimit përfundon dhe pritet që ambasadori të marrë detyrën në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga administrata amerikane.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori Gjergji Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Aktori i njohur mësohet se ka...

Karburantet drejt çmimeve të para luftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje si për naftën...

Operacion antidrogë ndaj grupit shqiptaro-grek në Athinë

Një organizatë kriminale që merrej me shpërndarjen e kokainës në Athinë është goditur nga autoritetet greke. Pas një operacioni...

Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Sipas burimeve fillimisht është sulmuar burri Skënder Nika që sapo...