Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete

Date:

Share post:

Një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit janë ndërmarrë këtë të enjte nga Policia e Shtetit, në kuadërtë ristrukturimit të saj.
Emërimet janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në struktura të ndryshme në vend.

Në krye të Komisariatit të Policisë së Shijakut u emërua Andi Deda, ndërsa në atë të Krujës u emërua Elton Shahini.

Në Vlorë raportohet se u emërua Feliks Hoda që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, ku u emërua
Florent Sulçe.
Lëvizje ka dhe në Korçë, Dibër, Buqizë, Shijak, Laç, Krujë, Mat e Lezhë.
Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e strukturave vendore të policisë në terren.

  • Emiljan Pashaj, Shef i Komisariatit të Korçës
  • Ergys Gjoni, Shef i Komisariatit të Bulqizës
  • Andi Deda, Shef i Komisariatit të Shijakut
  • Ervin Hasrama, Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
  • Bilal Selmanaj, Shef i Komisariatit të Dibrës
  • Elton Shahini, Shef i Komisariatit të Krujës Sentiljan Ndreu, Shef i Komisariatit të Laçit
  • Florent Sulçe, Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
  • Feliks Hoda Shef i Komisariatit të Vlorës
  • Arben Sulaj, Shef i Komisariatit të Lezhës
  • Elvis Peza, Shef i Komisariatit të Mirditës
  • Oltion Gjoni, Shef i Komisariatit të Matit

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Laborator falsifikimi diplomash e certifikatash në Durrës, Policia e Tiranës prangos 3 persona

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve, që dyshohet se përfitonte mijëra euro nga aktiviteti i paligjshëm,...

Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, Merren në pyetje policët. Në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe...

U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar...

Përvjetori i 250-të i SHBA-ve, Ambasada amerikane pritje për 4 korrikun

250 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë një nga momentet më të rëndësishme...