Kallashnikov, armë gjahu dhe municione në banesë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Date:

Share post:

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap me një kallashnikov, një armë gjahu dhe municione që i mbante pa leje në banesën e tij në fshatin Allgjatë, Vaqarr.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Guns”, të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit me iniciale S. A., në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, u zbuluan dhe u sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov (AK-47), dy krehra dhe 81 fishekë, si dhe një armë gjahu me 24 fishekë, të cilat posedoheshin pa autorizimin përkatës.

43-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

“Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Guns”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Laborator falsifikimi diplomash e certifikatash në Durrës, Policia e Tiranës prangos 3 persona

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve, që dyshohet se përfitonte mijëra euro nga aktiviteti i paligjshëm,...

Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, Merren në pyetje policët. Në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe...

U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar...

Përvjetori i 250-të i SHBA-ve, Ambasada amerikane pritje për 4 korrikun

250 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë një nga momentet më të rëndësishme...