U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Date:

Share post:

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore. Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

Identifikimi u krye nga familjarët e 31-vjeçarit, pasi policia lokalizoi trupin me ndihmën e dronëve. Sipas autoriteteve, trupi ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi.

Eglant Koçi ishte shpallur i zhdukur prej rreth dy javësh. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakaj.

Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.

Dyshimet janë se përdorimi i karrotrecit kishte për qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe evitimin e dyshimeve gjatë transportimit të automjetit.

Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë treguar se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë. Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën gjurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Shakaj dhe Koçi njiheshin me njëri-tjetrin. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një konflikt të mundshëm për kriptovalutat, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.

Ndërkohë Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin. Para trupit gjykues ai deklaroi se Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat, sepse do të nxirrte një frigorifer.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...