Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, Merren në pyetje policët. Në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Date:

Share post:

Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri.

Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri.

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur në izolim për 3 muaj, 3 vëllezërit Bushgjokaj pas përplasjes fizike brenda në kafazin e GJKKO-së me të pandehurin tjetër Petrit Çakri, teksa grupi hetimor që po heton incidentin e rëndë në ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme në Tiranë. Grupi ka marrë në pyetje oficerët e policisë që gjendeshin në të njëjtin kafaz ku u sulmua nga vëllezërit Bushgjoka i arrestuari si bashkëpunëtor i tyre, Petrit Çakri (Hoxha). Arjan Canaj, Albert Gjoni, Ilir Demollari, siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, kanë deklaruar se sulmi i 3 vëllezërve Bushgjoka ka qenë i menjëhershëm.

Oficerët kanë shpjeguar se gjatë zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura ku ishin futur në të njëjtin kafaz xhami të katër të arrestuarit, shtetasi Petrit Çakri ka paraqitur një kërkesë që të shtyhej gjyqi dhe në këtë moment njëri nga vëllezërit e ka ofenduar të dëmtuarin.
Edhe ai ia ka kthyer sharjen dhe në këtë moment tre vëllezërit Bushgjokaj janë ngritur dhe e kanë goditur me grushte, sipas punonjësve te policisë së burgjeve.

Ata kanë ndërhyrë, por dëmet fizike të Çakrit klasifikohen si plagosje e lehtë e kryer në bashkëpunim. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë izoluar tre vëllezërit Bushgjokaj. Autoritetet e burgjeve kanë marrë dhe kallëzimin e të dëmtuarit Petrit Çakri.
Katër të arrestuarit dyshohen për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas hedhjen në lumin Mat të Renis Dobrës vitin e kaluar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Laborator falsifikimi diplomash e certifikatash në Durrës, Policia e Tiranës prangos 3 persona

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve, që dyshohet se përfitonte mijëra euro nga aktiviteti i paligjshëm,...

U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar...

Përvjetori i 250-të i SHBA-ve, Ambasada amerikane pritje për 4 korrikun

250 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë një nga momentet më të rëndësishme...

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete

Një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit janë ndërmarrë këtë...