Humbin jetën dy vogëlushe në plazh. Duhet kujdes i shtuar për fëmijët

Date:

Share post:

Një tragjedi tronditi këtë të premte bregdetin e Adriatikut në zonën e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, vetëm 11 dhe 9 vjeçe, humbën jetën. Dyshohet se janë mbytur dhe se kanë qenë të pashoqëruara.

Sipas të dhënave paraprake, dy të miturat ndodheshin në plazh publik kur, në rrethana ende të paqarta, u përfshinë nga dallgët pa mundur të dalin në breg.

Sipas policisë vendore, rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetaset e mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Trupat u dërguan në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa thirrja për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve në plazhe nuk është e tepërt asnjëherë, jo vetëm për prindërit, po dhe të rriturit që frekuentojnë plazhet dhe duhet të japin sa më shpejt ndihmën e parë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dosja e Bashkisë Kolonjë, SPAK çon për gjykim Erion Isain dhe vartësit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën...

Laborator falsifikimi diplomash e certifikatash në Durrës, Policia e Tiranës prangos 3 persona

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve, që dyshohet se përfitonte mijëra euro nga aktiviteti i paligjshëm,...

Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, Merren në pyetje policët. Në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe...

U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar...