Tragjedia në Velipojë: I riu nga Italia drejt vendlindjes, kunati ende në arrest pas përplasjes me Jet Ski

Date:

Share post:

Do të prehet në vendlindje 19-vjeçari italian që humbi jetën në një incident tragjik në Velipojë, pas përplasjes me Jet Ski në det, ku po argëtohej me vëllain e të fejuarës së tij. Viktima Nicola Iorio, 19 vjeç, u përplas për vdekje me Jet Ski-n, një aksident që ndodhi gjatë një momenti relaksues në plazh.

Nikola ndodhen në Jet-Ski me të fejuarën, ndërsa vëllai i saj ndodhej në një tjetër Jet Ski. Sipas policisë, gjatë manovrave në det mjetet janë përplasur dhe Iorio humbi jetën në spital. Pas kësaj blutë vunë në pranga kunatin e tij 20-vjeçar që akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Ky incident ka tronditur të gjithë komunitetin në vendlindjen e Nikolas dhe ka sjellë një mori reagimesh nga të afërmit dhe të dashurit e viktimës. 

Ndërkohë i ati Marcello dhe e ëma Filimena së bashku me të vëllain e motrën e viktimës kanë njoftuar se ceremonia mortore për Nicola Iorion do të zhvillohet më 23 gusht në Casal di Principe.

Familjarët e viktimës kanë pranuar fatkeqësinë duke përfshirë në dhënien e njoftimit të dhimbshëm edhe kunatin e arrestuar të djalit të tyre dhe familjen e tij, ndërsa kërkojnë të hidhet dritë mbi atë që ndodhi në det me Nikolën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...