Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Date:

Share post:

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit e qarqeve. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate, ndërsa janë bërë edhe lëvizje në nivele të tjera drejtuese. Pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, Ardrit Elmazi është emëruar drejtor i Policisë Kukës. Në të njëjtën mënyrë, Dashamir Spaho merr drejtimin e Policisë Shkodër. ndërsa Xhevahir Karaj emërohet drejtues në Dibër.

Ndërkohë, Armir Gjikolaj largohet nga drejtimi i Policisë Dibër, pas dorëheqjes me kërkesën e tij, dhe është emëruar drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Ndryshimet prekin edhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Idris Daulle, nga Komisariati nr. 5 është emëruar zy/drejtor për Sigurinë Publike në Policinë Durrës. Po ashtu, Erion Duma merr detyrën e shefit të Komisariatit të Shkodrës, ndërsa Klodjan Çeka emërohet shef i Komisariatit të Malësisë së Madhe. Sokol Myrta është emëruar shaf i Komisariatit të Mirditës.

Pas konkurimit janë shpallur këta fitues si më poshtê:

-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...