Nga BIG te 51N4E, emrat e mëdhenj të arkitekturës garojnë sot për kampusin e UAMD

Date:

Share post:

Durrësi është sot në qendër të një prej proceseve më ambicioze për të ardhmen e arsimit të lartë në vend. Universiteti “Aleksandër Moisiu” mirëpret këtë 23 qershor finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Projekt-Idenë e Masterplanit të Kampusit Universitar, ku pesë ekipe finaliste me përfaqësim ndërkombëtar do të prezantojnë publikisht vizionet e tyre për transformimin e kampusit në një hapësirë moderne, inovative dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Pas muajsh pune intensive, bashkëpunimi mes studiove të njohura të arkitekturës, urbanistëve dhe ekspertëve vendas e të huaj hyn sot në fazën vendimtare, ku do të përzgjidhet projekti fitues që pritet të udhëheqë zhvillimin e kampusit të ri universitar në Durrës. Konkursi është cilësuar si një moment kyç për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, por edhe për vetë qytetin, pasi synon të sjellë jo vetëm një transformim fizik të hapësirave universitare, por një vizion të ri për rolin e universitetit në jetën akademike, sociale dhe urbane të Durrësit. Konkursi për masterplanin e kampusit ishte shpallur në tetor 2025, si pjesë e një projekti që synon krijimin e një poli modern inovacioni dhe zhvillimi për universitetin. 

Në garën finale janë pesë ekipe me emra të njohur të arkitekturës dhe dizajnit ndërkombëtar, të cilat sjellin qasje të ndryshme për kampusin e së nesërmes. Finalistët janë:

  • 51N4E – JESHILE Landscape Design – Blerta Kambo
  • Bjarke Ingels Group (BIG) – Architevo Design Collective – Embrace Ideas – Kristo Krisiko – Rider Levett Bucknall (RLB) – HSC Studio – Ergys Çaushi
  • FRPO Rodriguez & Oriol – PORRAS & LA CASTA Arquitectos – STUDIO B&L – Agim Seranaj – Adrian Paci
  • OZ Architects – iRI Architecture – Felixx – Studio Sabine Marcelis – BUROMILAN
  • PRÁCTICA – STUDIO-REBUS – Ana Horhat (SAH) – Ledia Kostandini

Pas prezantimeve publike të ekipeve, gjatë pasdites pritet edhe shpallja e fituesit nga juria ndërkombëtare, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Në përbërje të jurisë janë gjithashtu emra të rëndësishëm të jetës institucionale dhe të arkitekturës ndërkombëtare, si rektori i UAMD-së Shkëlqim Fortuzi, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, drejtuesja e AKPT-së Adelina Greca, drejtuesja e AZHT-së Adelajda Roka, si dhe arkitektë dhe profesorë me reputacion ndërkombëtar si Christian Kerez, Wilfried Kuehn, Lorena del Río, Pier Paolo Tamburelli dhe João Nunes, ndërsa pjesë e jurisë është edhe një përfaqësues i studentëve të universitetit.

Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, e ka cilësuar këtë proces si një ngjarje që “nuk projekton vetëm ndërtesa dhe hapësira, por vizaton të ardhmen e arsimit të lartë në Durrës”. Dhe pikërisht ky duket të jetë thelbi i kësaj gare: jo thjesht një projekt arkitekturor, por një përpjekje për të ndërtuar një kampus që i përgjigjet nevojave të brezave të rinj, kërkimit shkencor, jetës studentore dhe zhvillimit urban të qytetit.

Finalja e sotme pritet me interes jo vetëm nga komuniteti akademik, por edhe nga qyteti i Durrësit, i cili mund të fitojë një hapësirë të re me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin arsimor, ekonomik dhe urban për vitet që vijnë.

spot_img

Artikuj të lidhur

U mbyt dje në plazhin e Durrësit, përcillet sot për në banesën e fundit vogëlushi 11-vjeçar

11-vjeçari nga Berati, Ardit Muçogllava, i cili u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, është përcjellë...

Ekspozita e Edmond Hysit në Durrës, Një udhëtim artistik mes abstraktes dhe identitetit krijues

Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” hapi dyert për ekspozitën personale të piktorit Edmond Hysi, një prej emrave...

Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit...

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...