Polici i Burgjeve kapet duke futur drogë në qeli, pezullohet nga detyra

Date:

Share post:

Një punonjës i Policisë së Burgjeve në IEVP Durrës është kapur në flagrancë teksa tentonte t’i fuste një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike. Rasti u zbulua pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Sipas burimeve zyrtare, punonjësi ishte evidentuar më herët në analizat e riskut si person me prirje për përfshirje në veprimtari të paligjshme. Pas sigurimit të informacionit operativ, autoritetet organizuan kontrollin që çoi në kapjen e tij në momentin e tentativës për të futur lëndën e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.

Menjëherë pas zbulimit të rastit, punonjësi u pezullua nga detyra, ndërsa kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër goditje ndaj sendeve të ndaluara në burgje është shënuar edhe në IEVP Fier. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa u identifikuar ende personat përgjegjës për futjen e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, ndërsa kontrollet dhe masat për rritjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të vijojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...