Tragjedi në plazhin e Durrësit: I moshuari humb jetën. Ndihma e parë, e domosdoshme

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes, rreth orës 15:00, në plazhin e Durrësit, në zonën e njohur si “Rrota Kuqe”. Një shtetas 79-vjeçar, me inicialet I.S., ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ishte futur në det për t’u larë.

Sipas burimeve policore, grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të humbjes së jetës. Fillimisht dyshohet se i moshuari ka pasur probleme shëndetësore, që mund të kenë çuar në këtë tragjedi, por vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë diagnozën përfundimtare.

Ngjarja e sotme është një nga disa raste të kësaj vere dhe kujtesë e hidhur për rëndësinë e ndihmës së parë në raste emergjente, veçanërisht në mjediset publike si plazhet, ku incidentet shëndetësore janë më të shpeshta gjatë sezonit veror. Plazhet, për shkak të temperaturave të larta dhe aktivitetit fizik të sforcuar, shpesh janë bërë dhe bëhen vendngjarje për episode të tilla. Për më tepër, mungesa e vrojtuesve dhe stafeve të emergjencës në plazhe shton rrezikun për individët, sidomos për ata me probleme të njohura shëndetësore.

Në Durrës, mjekët rekomandojnë që personat me sëmundje kronike, sidomos ata me probleme kardiake, të shmangin larjen në det gjatë orëve të pikut të vapës dhe të kenë gjithmonë një shoqërues pranë. Për më tepër, rritja e ndërgjegjësimit dhe trajnimi i popullsisë për ndihmën e parë konsiderohet faktor kyç në shpëtimin e jetëve në raste të tilla.

Ky incident tragjik është një thirrje për të gjithë që të tregojnë kujdes maksimal për shëndetin e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në raste urgjente, deri në mbërritjen e ndihmës së specializuar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...