22-vjeçari Kacani dyshohet për aksidentin me vdekje të avokatit Leonard Dingo. Sekuestrohet mjeti Benz E-Class

Date:

Share post:

Erjon Kacani, një i ri 22-vjeçar nga Tirana, është personi i dyshuar për aksidentin tragjik që i mori jetën avokatit Leonard Dingo, 63 vjeç, dy ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 21 gushtit, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”.

Sipas burimeve policore, pas përplasjes fatale, Kacani braktisi automjetin e tij në fshatin Kodër Arapaj dhe u largua nga vendngjarja. Automjeti i tij u gjet dhe u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, Kacani, që thuhet se ka jetuar më shumë jashtë vendit dhe se është emigrant në Greqi, është shpallur në kërkim nga autoritetet, të cilat po punojnë intensivisht për kapjen e tij dhe zbardhjen e motiveve të mundshme të ngjarjes.

Hetimet kanë nisur edhe për të kaluarën e Kacanit dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës. Sipas policisë, avokati Dingo banonte në një shtëpi me qira pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Ndërkohë, në rrjetet sociale, kolegët e avokatit kanë shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e tyre për këtë humbje, duke ngritur dyshime për një aksident të qëllimshëm, të mundshëm për shkak të detyrës së viktimës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...