Rasti i dytë brenda dy ditëve/Nxirren 4 turistët e bllokuar në greminën e Gjipesë

Date:

Share post:

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e së dielës. Ata kishin dalë për të eksploruar në terrenin e vështirë të Gjipesë, kur papritur ranë në një greminë, ku një prej tyre pësoi edhe fraktura. Pas lëshimit të alarmit SOS, menjëherë drejt vendit u nisën stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarrfikëses të Himarës.

Për shkak të situatës së vështirë të terrenit, por edhe dëmtimeve të një prej turistëve, u kërkua ndihmë shtesë. Në vend mbërritën forcat e policisë Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.

Pas disa përpjekjeve nga ajri, helikopteri arriti të shpëtonte në gjendje të mirë shëndetësore dy turistët e parë rreth orës 20:00, por për shkak të errësirës dhe terrenit u detyrua që operacioni të vijonte nga toka për nxjerrjen e dy turistëve të tjerë.

Ndërsa operacioni vijonte nga toka në kushtet jo në favor, për shkak të errësirës, por edhe terrenit të vështirë, ekipet nga toka arritën të nxirrnin rreth orës 23:15 edhe dy turistët e tjerë, ku, siç duket edhe nga pamjet, njëri prej tyre me fraktura duke u transportuar me barrelë.

Ky është rasti i dytë brenda 48 orësh që turistët e huaj, në kërkim të njohjes së natyrës, humbin kontaktet apo rrezikojnë në terrene të vështira. Më herët, në kanionet e Gjipesë, dy turistë, babë e bijë nga Rumania, pësuan të njëjtën situatë me fraktura.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...