Një plagosje është raportuar ditën e sotme në Pogradec, ku 35-vjeçari Brian Syzo ka mbetur i plagosur në këmbë. Sipas Policisë së Shtetit, autor i dyshuar i ngjarjes është Nikolla Agolli.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bëri me dije se i dyshuari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por është kapur më pas në Prrenjas, në një operacion të koordinuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në momentin e ndalimit të Agollit, është shoqëruar në polici edhe një person tjetër që ndodhej me të.
Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes palëve. Sipas burimeve hetimore, Nikolla Agolli është plagosur vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzo, në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar 2025.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.
©ZëriOnline


