Vrasja në Kavajë, dëshmia e autorit në Gjykatë: “Më pushkatoni! Po ta ktheja kohën, do i jepja gjithcka”

Date:

Share post:

76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.
Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga toka e tij, Eqeremi, viktima, ka tentuar ta shtyjë dhe atehere e ka goditur me thikë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...