Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare më 1986

Date:

Share post:

Gjatë gjithë periudhës afro 45 vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, nga fillimi i vitit 1945, e deri në 1991-in, ujërat territoriale shqiptare, nga kufiri i skajit më verior afër ishullit Franc Jozef të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, e deri tek Kepi i Stillos në skajin më jugor të vendit në kufi me Greqinë, ka pasur me qindra incidente detare ndërkufitare, pasi ato janë janë shkelur shpesh herë nga anije të huaja dhe mjete të tjera lundruese, si motobarka, skafe, jahte etj., të cilat i përkisnin shteteve të ndryshme. Duke filluar na ato të vendeve fqinje, si greke, italiane dhe jugosllave, e deri tek ato izraelite, amerikane dhe sovjetike, që për Tiranën zyrtare dhe kreun e saj, Enver Hoxha, konsideroheshin tre vendet më armike, me të cilat Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, nuk kishte dhe s’pranonte të lidhte marrëdhënie zyrtare, në mënyrë kategorike.

Po t’i hedhim një sy dokumenteve arkivore ku ndodhen komunikatat operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezulton se shkelja e ujërave territoriale nga ana e anijeve të huaja ka qenë më e theksuar nga viti 1968, e deri në 1990-ën, kur regjimi komunist në fuqi filloi të lëkundet, gjë e cila çoi edhe rrëzimin e tij në fillimin e 1991-it. Dhe gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, vendi ku ka pasur më shumë incidente detare dhe janë kapur më shumë anije dhe motoskafë të huaja, rezulton të jetë zona e ishullit të Sazanit dhe ajo përgjatë bregdetit të Vlorës, duke filluar nga Porto-Palermo, Zvërneci, e deri në afërsi të derdhjes së Semanit.

Nisur edhe nga situata e atyre viteve që njihet tashmë si periudha e “Luftës së ftohtë”, pothuaj të gjitha anijet dhe mjetet e lundrimit të huaja që shkelnin ujërat territoriale shqiptare, nga ana e regjimit komunist në fuqi, konsideroheshin “armiqësore” dhe se “ato vinin për qëllime zbulimi dhe diversioni”, gjë e cila bënte që ato të ndiqeshin dhe shoqëroheshin nga anijet e Flotës Luftarake Detare Shqiptare (Kateret silurues) për në portet më të afërta, si Saranda, Vlora, Durrësi dhe Shëngjini. Lidhur me këto etj., na njohin një sërë dokumentesh arkivore sekrete (tashmë të de klasifikuara), të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 9 JANAR 1971, PËR KAPJEN E ANIJES TURKE “ISMAIL GILJE GLU SOMSUN” NË GJIRIN E SAZANIT

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                               Sekret                                              

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                Ekzemplar Nr.1                                           

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE                 Tiranë, më 9.1.1971

                                             KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 8

VLORA

Më 8.1.1971, ora 24.00, një anije turke me emrin “Ismail Gilje – Glu Somsun”, për shkak të kohës së keqe, u fut në gjirin e Sazanit në Vlorë dhe kërkoi strehim e uli spirancat. Në vend shkoi një kater i flotës tonë ushtarake dhe e ftoj të vinte në port, por ekuipazhi turk nuk pranoi dhe atëhere kateri jonë qëndroi në roje të tij. Në orën 6.40 të datës 9.1.1971, ngriti spirancat dhe mori drejtimin për t’u larguar. Është njoftuar Ministria e Mbrojtjes Popullore. Mbas 5 orësh, anija turke refuzoi të kthehej në portin e Vlorës. Çështja ndiqet nga Dega e III-të. Shoku ministër u njoftua nga Drejtori i Drejtorisë së I-rë.

9/1.1971                                ZV/DREJTORI

                                           PETRIT HAKANI  

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 23 JANAR 1971, PËR KAPJEN E ANIJES GREKE “SHËN – SOFIA” NË MES SAZANIT DHE KARABURUNIT

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                  Sekret                                              

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                              Ekzemplar Nr. 1                                           

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE    Tiranë, më 23.1.1971  

           KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 19

VLORA

Më 22.1.1971, ora 9.00, anija greke “Shën Sofia”, që shkonte nga Greqia në Itali e ngarkuar me Manjezium, është futur në ujërat tona territoriale në kanalin midis Karaburunit dhe Sazanit. Anija është me ekuipazh prej 9 personash, pretendojnë se erdhën aty për shkak të kohës së keqe dhe kërkojnë ndihmën tonë. Anija është mbajtur në radë nën kontrollin e anijeve tona luftarake deri sa të sqarohet çështja.

                                        ZV/DREJTORI

                                       PETRIT HAKANI 

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 3 SHKURT 1971, PËR KAPJEN E ANIJES ITALIANE “KINIFORD” NË AFËRSI TË ISHULLIT TË SAZANIT

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                       Sekret                                              

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                        Ekzemplar Nr. 1                                           

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE       Tiranë, më 3.2.1971

                                             KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 27

VLORA

Anija çisternë italiane “Kiniford” me ekuipazh 10 veta, duke udhëtuar nga Konstanca e Rumanisë për në Venecia, rreth orës 10.00 të datës 2.2.1973, hyri në ujërat tona 2 milje larg Sazanit dhe mori drejtimin për në Durrës. Në afërsi të derdhjes së Vjosës, 3 milje larg bregut, kapet nga një flotilje e forcave tona dhe shoqërohet për në Vlorë. Pretendojnë se u futën në ujërat tona për shkak të kohës së keqe, gjë e cila vërtetohet edhe nga organet tona kompetente. Në pasditen e datës së sipërme, anija u la e lirë për në destinacion.

DREJTORI

                                Pilo Shanto

                          KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                     BAUDIN KAZANI

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 18 TETOR 1986, PËR KAPJEN E NJË MOTOSKAFI ITALIAN NË DERDHJE TË LUMIT TË ISHMIT

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                          Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                          Ekzemplar Nr. 1                                            

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE          Tiranë, 18.10.1986  

                                      KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 247

DURRËSI

Më datën 17.10.1986, në afërsi të derdhjes së lumit Ishëm, u diktua një motoskaf i huaj që i afrohesh bregut deri në ceki, me motor të shuar. Në vend shkoi grupi operativ i përbërë nga shokë të kufirit, drejtorisë së Portit, del se motoskafi është i Shoqërisë ALB-TRANS, i nisur nga Italia për në Durrës, për të cilin kanë pasur dijeni organet e portit të Durrësit. Motoskafi ka pasur defekt në motor dhe për këtë u rimorkjua.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                     BAUDIN KAZANI

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 27 NËNTOR 1988, PËR NJË ANIJE ME FLAMUR LIBIAN QË U FUT NË PORTIN E VLORËS

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                             Sekret                                              

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                             Ekzemplar Nr. 1                                            

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE            Tiranë, 27.11.1988  

                                         KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 283  

VLORA

Më datën 26.11.1988, në portin e Vlorës ka ardhur një anije me flamur libian, me ekuipazh prej 23 vetash, ndërmjet tyre një femër, ku 18 prej tyre ishin izraelitë, 2 rusë, 4 portugezë dhe 1 jugosllav. Qëllimi i ardhjes është për ngarkesë me benzinë. Nga kontrolli i’u gjetën dy pistoleta belge me 100 fishekë, 2 automatikë sovjetik dhe një mitraloz i lehtë me 1092 fishekë. Fillimisht hezituan të dorëzohen, por më vonë armët u morën nën ruajtje dhe u morën masa për sigurimin e anijes.

                      PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                             FERDI HAXHIU

DOKUMENTI ARKIVOR I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË DATËS 31 DHJETOR 1986, PËR KAPJEN E DY PESHKAREXHAVE ITALIANE NË AFËRSI TË SAZANIT

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                               Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                               Ekzemplar Nr. 1                                           

DREJTORIA E ADMINISTRATËS DHE STUDIMEVE               Tiranë, 31.12.1986  

                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 134

VLORA

Më datën 30.12.1986, në ora 21.45, kateri silurues i BUD-it, në distancën 280 gradë, ka kapur dy peshkarexha italiane në ujërat tona, 6 milje në perëndim të Sazanit, me ekuipazh prej 8 vetash. U shoqëruan në portin e Vlorës më datën 01.45. të datës 31.12.1986./ Memorie.al 

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...