Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar në rrugët e vendit, këtë herë në aksin nacional Lin-Pogradec, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale A. I., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, i riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Ky është një tjetër aksident fatal që rëndon bilancin e viktimave në rrugët shqiptare, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.
©ZëriOnline


