Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 10 të tjerë

Date:

Share post:

Një grup kriminal, i lidhur me inceneratorin e Tiranës, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash, është dërguar për gjykim nga SPAK.

Pjesë e grupit kriminal sipas SPAK janë Mirel Mertiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, 3 shtetas të huaj dhe disa të tjerë. Gjithashtu për gjykim janë çuar edhe 2 kompanitë e inceneratorit “Integrated Energy Bv dhe “Integrated Technology Service”.

Korrikun e vitit 2024, kur SPAK njoftoi hetimet për këtë fraksion tha se në krye të këtij grupi qëndrojnë dy biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Në total ky grup sipas SPAK ka pastruar rreth 30 mln euro përmes faturave fiktive nga ‘Integratet Energy B.V. SPV’, kompania që ka lidhur kontratën për Inceneratorin e Tiranës. Organi i akuzës, thotë se aktiviteti kriminal i këtij grupi është kryer në vazhdimësi që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare.

Dërgohen për gjykim

Mirel Mertiri

Klodian Zoto

Dashamir Ymeraj

Arjola Kodra

Giuseppe Ciaffaglione

Denisa Tollkuçi

Elton Bualli

Endrit Habilaj

Renato Nallbani

Marc Richard Lappat

Michael Drujits

Ilir Dedja

Integrated Energy Bv S.P.V

Integrated Technology Service”, Sh.P.K

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...