Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Date:

Share post:

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një “udhërrëfyes të detajuar” për zbatimin e fazave të ardhshme të armëpushimit në Rripin e Gazës, duke e cilësuar zhvillimin si një “përparim historik” në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Në një deklaratë zyrtare, bordi tha se marrëveshja, e njoftuar më herët edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, është rezultat i muajve të tërë negociatash intensive dhe synon të çojë përpara planin për krijimin e një sistemi të ri qeverisjeje, garantimin e sigurisë, zgjerimin e ndihmës humanitare, si dhe rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.

Sipas deklaratës, Hamasi është angazhuar ndaj një plani për heqjen dorë nga të gjitha armët e tij. Bordi pretendon se ky proces do të shoqërohet me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga territori, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes.

“Ky plan ka potencialin të sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Gazës, i cili ka pritur për një të ardhme më të mirë, si dhe të rrisë sigurinë për qytetarët e Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Bordi i Paqes theksoi se sfida kryesore mbetet zbatimi i marrëveshjes, duke nënvizuar se faza e implementimit do të jetë vendimtare për suksesin e saj.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, reagoi pas njoftimit, duke deklaruar se marrëveshja u arrit vetëm pas “muajsh negociatash shumë të vështira”.

“Ka pasur momente kur nuk besoja se do të arrinim deri këtu. Ajo që përmban marrëveshja është e rëndësishme, por edhe më i rëndësishëm është zbatimi i saj. Verifikimi duhet të jetë real dhe tërheqja duhet të ecë paralelisht me çmontimin e armëve”, u shpreh Mladenov.

Ish-ministri i Jashtëm i Bullgarisë dhe ish-koordinatori i posaçëm i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme theksoi se vetëm zbatimi i plotë i marrëveshjes do të përcaktojë nëse ajo do të shënojë një kthesë të vërtetë në konfliktin shumëvjeçar në Gaza.

Kujtojmë se, Trump deklaroi ditën e djeshme se Bordi i Paqes kishte finalizuar një marrëveshje për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Sipas presidentit amerikan, plani do të zbatohet përmes fazave të strukturuara, të cilat parashikojnë tërheqjen e trupave izraelite dhe ngritjen e një qeverie të re palestineze.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...