UGSH ngre alarmin: Dhuna ndaj gazetarëve në protestën e Tiranës është krim

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, duke i cilësuar sulmet ndaj gazetarëve, operatorëve dhe punonjësve të mediave si akte kriminale që nuk mund të tolerohen.

Në një deklaratë zyrtare, UGSH dënon agresionet verbale dhe fizike ndaj reporterëve në krye të detyrës, si edhe dëmtimet dhe ndërhyrjet ndaj pajisjeve dhe automjeteve të mediave gjatë raportimit nga terreni.

Sipas Unionit, prekja e mikrofonëve me logot e mediave, pengimi i operatorëve dhe intimidimi i stafeve mediatike përbëjnë veprime të dënueshme ligjërisht. Organizata u bën thirrje gazetarëve të publikojnë me zë dhe figurë çdo rast dhune dhe të identifikojnë autorët e agresioneve.

UGSH kërkon nga Policia e Shtetit që të identifikojë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore çdo person që ka sulmuar, kërcënuar apo penguar gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës. Njëkohësisht, kërkohet garantimi i sigurisë dhe i ushtrimit të lirë të profesionit për të gjithë punonjësit e medias, pavarësisht institucionit ku punojnë.

Në deklaratë ngrihet shqetësimi edhe për raste kur, sipas UGSH-së, punonjës policie kanë akuzuar reporterë dhe fotoreporterë se “punojnë për të huajt”, megjithëse ata kanë qenë të identifikuar me dokumente dhe simbole profesionale.

Unioni u drejton gjithashtu një apel organizatorëve të protestave, duke u kërkuar të marrin përgjegjësi për aktet e dhunës, fyerjet dhe pengimin e gazetarëve gjatë raportimit.

Sipas UGSH-së, incidentet e së enjtes përfaqësojnë një nga ditët më problematike për lirinë e medias në vend. Organizata thekson se situata ishte paralajmëruar nga rritja e gjuhës së urrejtjes dhe agresionit verbal ndaj gazetarëve në rrjetet sociale dhe në disa media.

“Dita e sotme shënon një rekord alarmant agresionesh fizike dhe kërcënimesh ndaj lirisë së raportimit dhe integritetit fizik të gazetarëve”, thuhet në deklaratë, ku kërkohet që të gjitha rastet e dhunës, si nga protestuesit ashtu edhe nga efektivë policie, të hetohen me urgjencë dhe të ndiqen sipas ligjit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...