Atentati ndaj Syzos në Pogradec/ Agolli pranon fajësinë: “Kisha mundësi ta vrisja, po nuk e bëra!”

Date:

Share post:

Gjykata e Korçës ka lënë në qeli Nikolla Agollin dhe David Priftin, pas plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos në Pogradec.

Seanca gjyqësore për 24-vjeçarin dhe shokun e tij u mbajt pa praninë e medias. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, në bashkëpunim”, mbetur në tentativë, si dhe armë pa leje.

Gjatë seancës për masën e sigurisë, mësohet sr autori i dyshuar Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe Brian Syzos. Sipas dëshmisë së tij para gjykatës, ai është sulmuar nga Brian Syzo dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar, që ai të ndalonte sulmin.

“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, ka thënë i arrestuari.

Lidhur me të arrestuarin tjetër, David Prifti, ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, po makinën e tij ia ka dhënë Nikollës dhe ka ikur me makinën e të fejuarës në plazh.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...