Prokuroria e Durrësit intensifikon hetimet për skandalin e eksportit të mbetjeve toksike në Tajlandë

Date:

Share post:

Prokuroria e Durrësit ka konfirmuar pasditen e së hënës se po heton me intensitet skandalin e eksportit të mbetjeve toksike drejt Tajlandës, duke sekuestruar dokumentacionin nga kompanitë “Kurum International”, “Sokolaj”, si dhe doganat për këtë çështje. Sot, një grup i Krimit Ekonomik të Durrësit ka zbarkuar në kompaninë turke “Kurum” në Elbasan për të thelluar hetimet mbi eksportet e dyshimta të mbetjeve të rrezikshme. Këto hetime, të nisura prej disa ditësh dhe që drejtohen nga drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Suela Beluli, pritet të nxjerrin në dritë shumë anë të errëta të këtij skandali. Grupi hetimor pritet të analizojë dokumentacionin e sekuestruar dhe arkivat e kompanisë “Kurum”, që operon në Elbasan prej 25 vitesh.

Inspektorati i Punës ka marrë gjithashtu në monitorim uzinën e Kurum pas publikimeve të fundit në media. Inspektorati ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e “Kurum” dhe sindikatën e punonjësve për të ndjekur situatën nga afër.

Burime jozyrtare nga kompania turke deklarojnë se puna në uzinën e Çelikut është ndërprerë që prej më shumë se një jave, për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut dhe nuk ka lidhje me situatën e krijuar pas plasjes së skandalit që e ve Kurum në qendër të vëmendjes. Sipas këtyre burimeve, rritja e kostos e bën çelikun e prodhuar në vend jo-konkurrues me tregun e Kinës dhe Turqisë. Për këtë arsye, “Kurum” ka lajmëruar punonjësit dhe ka arritur marrëveshje me sindikatën për ndërprerjen e përkohshme të punës. Sipas kompanisë, kjo mbyllje lidhet me një ristrukturim të prodhimit për të qenë më konkurrues në treg.

Skandali u bë publik pak ditë më parë, kur organizata botërore në mbrojtje të mjedisit BAN ngriti alarmin se dy anije me 102 kontejnerë, që mbanin 816 ton mbetje të dyshuara toksike, ishin nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Ngarkesa ishte nisur më 4 korrik dhe pritej të mbërrinte në Tajlandë pas 20 gushtit.

Hetimet, të nisura më 16 gusht nga Prokuroria e Durrësit, po kryhen në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF). Çështja përfshin dyshime për kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara, transportim mbetjesh dhe shpërdorim detyre.

Edhe Ministria e Mjedisit ka deklaruar se mbetjet e eksportuara kanë origjinë nga kompania turke “Kurum International”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...