SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës e tre zyrtarë për shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Më 28 qershor 2021, Bashkia Divjakë i dha me qira dy kompanive private 67 hektarë tokë, që aty të ndërtohen për 10 vite panele diellore. Por një hetim i nisur fillimisht nga Prokuroria e Fierit dhe më pas nga SPAK ka gjetur shkelje të rënda në këtë procedurë, e cila ka përfunduar në dyert e GJKKO me 4 të pandehur.

Prokurori Elvin Gokaj ka paraqitur kërkesën për gjykimin me akuzën e shpërdorimit të detyrës të ish-kryebashkiakut socialist të Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie.

SPAK ka dalë në përfundimin se Kokoneshi dhe ish-vartësit e tij, Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho, kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë manipuluar origjinën e sipërfaqes së dhënë me qira. Bëhet fjalë për tre pasuri shtetërore, me sipërfaqe totale rreth 67 hektarë, të cilat në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës figuronin si tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Sipas SPAK, ky status e pengonte përdorimin e tyre për investimin privat të dy kompanive, “AG Hpower & Construction”, në pronësi të Arben Gogës, dhe “Intex”, në pronësi të Eriola Osojës dhe Emisa Kimmich.

Kompanisë “AG Hpower & Construction” iu dha me qira një sipërfaqe prej 337.763 metrash katrorë, ndërsa kompanisë “Intex” 33.763 metra katrorë, të dyja me afat shfrytëzimi 10-vjeçar dhe me objekt ndërtimin e impianteve fotovoltaike.

Tre muaj e gjysmë para se të lidhte kontratat me këto dy kompani, Bashkia Divjakë i kërkoi Ministrisë së Bujqësisë ndryshimin e kategorisë dhe bonitetit të tokës, nga tokë e dedikuar për bujqësinë në tokë “pa fryt”.

Kjo lëvizje, sipas SPAK, përbën shpërdorim detyre nga ana e ish-kryebashkiakut në bashkëpunim me vartësit e tij, pasi procedura e dhënies me qira është kryer në kundërshtim me ligjin për toka që rezultonin të regjistruara si tokë bujqësore.

58-vjeçari Fredi Kokoneshi drejtoi Bashkinë e Divjakës për tetë vite, nga viti 2015 deri në vitin 2023.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...