Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Date:

Share post:

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, përmes mesazheve dhe linkeve mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.

Sipas Policisë, janë konstatuar raste kur mashtruesit dërgojnë mesazhe me pretendime të ndryshme, si për shembull për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Pasi qytetari klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.

“Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj”, njofton Policia.

Për të shmangur raste të tilla, Policia e Shtetit këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, edhe nëse ato dërgohen nga persona të njohur, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.

Gjithashtu, autoritetet rekomandojnë aktivizimin e funksionit “Two-Step Verification”, ose verifikimit me dy hapa, si një masë shtesë sigurie për mbrojtjen e llogarisë.

“Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur. Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd. Aktivizoni funksionin Two-Step Verification në aplikacionin WhatsApp”, bën thirrje policia.

Policia apelon që, në rast se një qytetar dyshon se llogaria e tij është komprometuar, të veprojë menjëherë për rikuperimin e saj dhe të njoftojë kontaktet, në mënyrë që të shmangen mashtrime të mëtejshme.

Kujdes

-Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

-Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;

-Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin ËhatsApp;

-Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...