Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Date:

Share post:

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur karrocën me një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Mësohet se, teksa një nënë po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj, automjeti ka goditur karrocën ku ndodhej i mituri.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka transportuar vetë fëmijën drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës, ku ai mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 1-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e aksidentit, duke administruar provat dhe dëshmitë, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur procedurat përkatëse. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...