Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Date:

Share post:

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në Rrogozhinë. Një 26-vjeçar nga Peqini dyshohet se ka nxjerrë kallashnikovun dhe ka kanosur për vrasje një 35-vjeçar nga Tirana.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa alarmi i dhënë në polici vuri menjëherë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Kavajës dhe Stacionit të Policisë Rrogozhinë.

Policia arriti të lokalizojë banesën ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Në pranga përfundoi 26-vjeçari Amarildo Ibrahimi, banues në Peqin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Sipas policisë, ai kishte kërcënuar me vrasje 35-vjeçarin A. S., i cili po shkonte drejt banesës së një 36-vjeçareje në Rrogozhinë.

Në banesë ndodhej edhe një 21-vjeçar, i cili u arrestua gjithashtu, nën dyshimin se nuk kishte kallëzuar ngjarjen në polici.

Ndërkohë, 36-vjeçarja është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë, ajo nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi konflikti.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej. Kallashnikovi dhe municioni do t’i nënshtrohen ekspertizës kriminalistike, ndërsa materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...

Nuk ka ‘fund’ droga e sekuestruar e ‘të tmerrshmit të Beratit’, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e Lulzim Cakës, vendi ku e...

Një tjetër sasi lënde narkotike, që dyshohet se është e së njëjtës linjë me atë të sekuestruar më...