Pastërmeti, më në fund me shtëpi. Nis shpërndarja e apartamenteve të reja

Date:

Share post:

Në Durrës, këtë të enjte, ka filluar hedhja e shortit dyditor për shpërndarjen e 345 apartamenteve të para 2+1 në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë, e cila është dedikuar për familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. 

Gentian Kallmi, nënkryetar i Bashkisë Durrës, gjatë hapjes së shortit, informoi familjet në pritje për procedurën dhe ndarjen e shortit në dy ditë të ndryshme për këtë fazë. 

Plot emocione dhe me lot gëzimi në sy, përfituesit u shprehën falenderues pasi pas viteve të vështira që pasuan tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit, më në fund do të kenë një shtëpi të re.

“Pas gjithë këtyre viteve të vështira, më në fund kemi një shtëpi të re. Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na ndihmuan të marrim shtëpi të re. Tani presim çelësat”, tha një nga përfitueset, e emocionuar nga Katund Sukthi. 

Një tjetër banor shprehu mirënjohjen e tij, duke thënë: 

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë sa shumë do të thotë kjo për ne. Faleminderit për këtë mundësi të re jete.”

Megjithatë, pati edhe nga ata që mbetën të pakënaqur, pasi nuk u përfshinë mes përfituesve. Një qytetar në emër të të birit Ylli Bytyçi  shprehu zhgënjimin e tij, duke deklaruar se ishte përjashtuar nga përfitimi pasi djali, në emër të të cilit ishte regjistruar banesa e dëmtuar në plazh, gëzon shtetësinë italiane dhe kjo e përjashton nga përfitimi, pasi nuk është më shtetas shqiptar, ndërkohë që apartamenti që ai pati blerë në plazh u dëmtua rëndë nga tërmeti. I ati që banonte në të jeton me qira në Fier.

Tërmeti me epiqendër Durrësin la mijëra familje pa strehë. Në lagjen e ndërtuar me fonde të Emirateve të Bashkuara Arabe janë ndërtuar 85 pallate me 996 apartamente, të cilat do të ofrojnë një mundësi të re jetese për afro 1 000 familje të prekura nga fatkeqësia natyrore që goditi Durrësin pesë vite më parë.

Më 2 shtator do të hidhet shorteu për 154 apartamente të tjera 1+1 në këtë lagje, dhe më pas do të shpërndahen edhe apartamentet 3+1, duke nisur mbylljen e një plage ende të hapur në Durrës. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...