Pesë prokurore dhe një prokuror në garë për tre vende në KLP, nis procesi për rinovimin e një prej institucioneve kyçe të drejtësisë

Date:

Share post:

Ka nisur procesi për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, i cili ka rol kyç në garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të organit të akuzës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të afatit ligjor për paraqitjen e interesit janë regjistruar gjashtë kandidatura për tre pozicionet që do të lirohen në dhjetor të këtij viti.

Për vendin që përfaqëson Prokurorinë e Përgjithshme kandidojnë Antoneta Sevdari dhe Kostaq Beluri.

Për përfaqësimin e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë në garë Afërdita Ndoi dhe Irma Balli.

Ndërsa për vendin që përfaqëson prokuroritë e shkallës së parë kandidojnë Edina Kurti, prokurore në Durrës dhe ish-drejtuese e Prokurorisë së Beratit, e njohur për integritetin dhe profesionalizmin e saj,
si dhe Eloida Goxhi, prokurore në Tiranë, e cila synon të sigurojë një mandat të dytë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi ka qenë më parë anëtare e këtij institucioni.

Në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokuroria e Përgjithshme do të kryejë verifikimin e kushteve ligjore për secilin kandidat dhe, pas marrjes së informacionit nga institucionet përkatëse, do të shpallë listën zyrtare të kandidaturave.

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të KLP-së vlerësohet si një proces me peshë për të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Ky institucion merr vendime të rëndësishme për karrierën, vlerësimin dhe disiplinimin e prokurorëve, ndaj integriteti, profesionalizmi dhe besueshmëria e anëtarëve të tij janë elementë thelbësorë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te drejtësia.

Mandati i tre anëtarëve aktualë të KLP-së përfundon më 18 dhjetor 2026, duke hapur rrugën për një përbërje të re të institucionit që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtimin e sistemit të prokurorisë në vitet e ardhshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...