Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Date:

Share post:

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Tepelenës, duke lënë të plagosur tre persona.

Raportohet se, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 pranë një lokali lloto, ku disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në ambientet e tij. Sipas informacioneve paraprake, grupi tjetër ka mbërritur në vendngjarje me tre automjete tip fuoristradë, ndërsa debati është përshkallëzuar në përplasje fizike me përdorimin e shkopinjve të bejsbollit, mjeteve të forta dhe armëve të ftohta.

Si pasojë e konfliktit, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve, bëhet me dije se konflikti kishte nisur që gjatë orëve të paradites, por u rikthye me intensitet më të madh pas mesnate.Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mbetet ende e paqartë nëse efektivët kishin dijeni për konfliktin e mëparshëm dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...