Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Date:

Share post:

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi në malin e Tërnovës, në Bulqizë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës, teksa 40-vjeçari nga Burreli i punësuar si minator në një subjektin privat “Eternal Security” – me pronarë Lahim Gjikën dhe Halil Gjikën – ra në furnelë gjatë procesit të punës.

Grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë prej orësh vijuan operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij, por fatkeqësisht 40-vjeçari u gjet i pajetë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, bëjmë me dije se, pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në  Klos, i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...