KLSH: Mbetjet në Durrës peshohen vetëm në Sharrë, rekomandimet për kontrollin e kostove mbeten të pazbatuara

Date:

Share post:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mangësi serioze në mënyrën se si Bashkia Durrës menaxhon kontratën për depozitimin e mbetjeve urbane, duke ngritur shqetësime për mungesën e mekanizmave të kontrollit mbi sasinë reale të mbetjeve dhe kostot që përballohen nga buxheti i bashkisë.

Sipas auditimit të KLSH-së, kontrata e lidhur në tetor të vitit 2021 për depozitimin e mbetjeve urbane, me vlerë 281.5 milionë lekë pa TVSH për një periudhë 12-mujore, nuk përmban specifikime teknike të detajuara. Audituesit konstatojnë se mungon një peshore dhe personeli përgjegjës për peshimin e mbetjeve përpara transportit drejt Landfillit të Sharrës, duke krijuar rrezik për raportim jo të saktë të sasive dhe pagesa të pajustifikuara.

KLSH vëren se në planifikimin e shpenzimeve për vitin 2022, menaxhimi i mbetjeve urbane përbënte një nga zërat më të mëdhenj të buxhetit të Bashkisë Durrës. Së bashku me kostot e depozitimit në landfill, shpenzimet arrinin në rreth 1.04 miliardë lekë, ose rreth 14% të buxhetit total të bashkisë.

Për këtë arsye, audituesit rekomanduan amendimin e kontratës për të përcaktuar specifikime teknike më të qarta dhe vendosjen e një sistemi peshimi të mbetjeve përpara transportit, në mënyrë që pagesat të kryhen mbi bazën e shërbimit real të kryer.

Një tjetër rekomandim ishte ngritja e një grupi pune për hartimin e një studimi fizibiliteti, i cili do të analizonte alternativa më efikase dhe me kosto më të ulët për menaxhimin e mbetjeve urbane pas përfundimit të kontratës aktuale.

Megjithatë, sipas raportit të fundit të KLSH-së, rekomandimet nuk janë zbatuar. Audituesit konstatojnë se mbetjet vijojnë të peshohen vetëm në peshoren elektronike të shoqërisë që administron Landfillin e Sharrës, ndërsa Bashkia Durrës nuk ka ngritur grupin e punës për studimin e fizibilitetit të shërbimit.

Për këtë gjetje, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka klasifikuar statusin e rekomandimit si “Pa zbatuar”, duke theksuar se masat e kërkuara për rritjen e kontrollit dhe përdorimin më efektiv të fondeve publike ende nuk janë marrë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...