Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

Date:

Share post:

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje.

Bëhet fjalë për 2 punonjës, Lorenc Xibraku, 35 vjeç dhe Lalchand Bhuria, 42 vjeç (indian), të subjektit ‘Vëllezërit Hysa’ në pronësi të një 22-vjeçari që gërryente shtratin e lumit Devoll duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore në Gostimë. Gjithashtu, gërryerja kishte kaluar koordinatat e përcaktuara. Një ekskavator dhe një kamion teknologjik janë sekuestruar.

I treti në pranga është 46-vjeçari Behar Troka që kishte ndërtuar pa leje pranë zonës ku ndodhej biznesi që administrohej nga 22-vjeçari, i afërm i tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/Goditet një rast i krimeve kundër mjedisit, me pasoja devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe rrezikimin e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit.

Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit.

Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa leje në afërsi të vendndodhjes së subjektit.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 1 kamion teknologjik, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës;

-u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari.

Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H. Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

KLSH: Mbetjet në Durrës peshohen vetëm në Sharrë, rekomandimet për kontrollin e kostove mbeten të pazbatuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mangësi serioze në mënyrën se si Bashkia Durrës menaxhon kontratën për...

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi dyshohet se kryenin veprimtari armiqësore...

Pritë në Sarandë, arrestohen 5 shtetas

Finalizohet operacioni policor i koduar "Silenciatori", si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë...

DASH: SHBA mirpret ratifikimin e kredisë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të...