Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan.
Në banesë jetonin një çift bashkëshortësh të moshuar, të cilët sapo kanë konstatuar zjarrin në katin përdhes, kanë kërkuar menjëherë ndihmë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Me ndihmën e familjarëve dhe fqinjëve, dy të moshuarit u nxorën në kohë nga banesa, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, të cilat arritën të vendosin flakët nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e tyre drejt banesave të tjera pranë.
Gjithashtu, në vendngjarje shkoi edhe një ambulancë, e cila u dha ndihmën e parë dhe kreu kontroll mjekësor për dy bashkëshortët.
Sipas shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.


