Aksident i rëndë në aksin Fier–Shegan

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier–Shegan, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”, pranë kryqëzimit të fshatit Toshkëz.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nga goditja e fortë, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit, përcaktimin e shkaqeve të tij dhe menaxhimin e trafikut në këtë segment.

Aksi Fier–Shegan është një rrugë me fluks të lartë automjetesh, ndërsa banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me sigurinë rrugore.

Qarkullimi në akset kryesore është shtuar edhe gjatë sezonit veror, periudhë kur rritet ndjeshëm numri i automjeteve në lëvizje. Në këto kushte, drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i kufijve të shpejtësisë, veçanërisht në segmentet me trafik të rënduar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...