Mbaroi hyrja falas! Sa do të paguajnë nga e hëna vizitorët e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

Date:

Share post:

Vizita në Muzeun Arkeologjik të Durrësit nuk do të jetë më falas. Pas periudhës që nga hapja e tij, kur qytetarët dhe turistët mund të hynin pa biletë, Qendra Muzeore Durrës ka njoftuar nisjen e aplikimit të tarifave.

Nga e hëna, 10 gusht 2026, një vizitë në muze do t’u kushtojë të rriturve, vendas apo të huaj, 800 lekë. Për grupet me më shumë se 12 persona, tarifa është përcaktuar në 700 lekë për person.

Çmime më të ulëta janë parashikuar për kategori të veçanta. Pensionistët, invalidët dhe jetimët do të paguajnë 400 lekë, ndërsa studentët dhe fëmijët mbi 12 vjeç 240 lekë. Ndërkohë, kategoritë që përfitojnë hyrje falas do të vijojnë të kenë tarifën 0 lekë.

Vendimi për vendosjen e biletave hyn në fuqi disa kohë pas hapjes së muzeut, i cili deri tani ka mirëpritur vizitorët pa pagesë, por duke mos ofruar një përvojë të plotë.

Ndërkohë, muzeu më në fund do të jetë i hapur çdo ditë. Orari i vizitave mbetet i pandryshuar gjatë pjesës më të madhe të javës. Muzeu do të jetë i hapur nga e hëna në të shtunë, 09:00 – 15:00, ndërsa të dielën 09:00 – 14:00. Pasdite është i mbyllur.

Muzeu Arkeologjik është një prej pikave kryesore të trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe një nga destinacionet e vizituara nga turistët që mbërrijnë në qytetin bregdetar. Tani, për ta parë nga afër koleksionin arkeologjik, vizitorët do të duhet të blejnë edhe biletën e hyrjes si në çdo muze, por a do të jenë të aksesueshme për ta dhe dy katet e tjera përveç katit të parë të muzeut? Po mozaiku i shumëtrumpetuar “Bukuroshja e Durrësit” a do të jetë i vizitueshëm? Po pavionet a do të jenë të plotësuara? Kur vendos tarifa dhe ajo që ofrohet duhet të jetë një përvojë e plotë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...