Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nëna me dy vajzat dhe shoferi

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Rromës.

Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...

Alban Xhelili reagon pas prezantimit si drejtor i Postës në Durrës: “Një sfidë e re që e marr seriozisht…”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, ka nisur detyrën e re si Drejtor i Filialit të Postës Shqiptare...

Kosovë/Qytetarët kalojnë natën në shesh në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Nata në Prishtinë kaloi ndryshe. Pas mesnate, sheshi “Skënderbeu” vijoi të kishte qytetarë të mbledhur në pritje të...