Temperatura deri në 42°C, ISHP paralajmëron qytetarët: Kujdesi në kohë mund të shpëtojë jetë

Date:

Share post:

Temperaturat sot kanë arritur deri në 42°C këtë të mërkurë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me një apel për qytetarët, duke renditur masat që duhen marrë për të shmangur problemet shëndetësore nga vala e të nxehtit.

ISHP këshillon konsumimin e vazhdueshëm të ujit, edhe kur nuk ndihet etje, si dhe përdorimin e syzeve të diellit dhe kapeles gjatë daljeve. Rekomandohen gjithashtu veshje të lehta dhe prej pambuku.Një tjetër këshillë është që qytetarët të qëndrojnë sa më gjatë në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar. Për uljen e temperaturës së trupit mund të përdoren dushe të freskëta ose peshqirë të lagur.

Kujdes i veçantë kërkohet për personat që jetojnë vetëm. ISHP rekomandon që një familjar ose fqinj t’i kontaktojë të paktën dy herë gjatë ditës për t’u siguruar për gjendjen e tyre.

Personat që marrin medikamente duhet të vijojnë përdorimin e tyre sipas rekomandimeve të mjekut.Apeli bëhet më i fortë për prindërit dhe kujdestarët: fëmijët dhe kafshët shtëpiake nuk duhet të lihen në asnjë rrethanë brenda një automjeti, qoftë edhe për pak minuta.

ISHP paralajmëron qytetarët të jenë të vëmendshëm edhe ndaj shenjave që mund të tregojnë probleme të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Nëse shfaqen dhimbje të forta koke, marramendje, të përziera ose të vjella dhe konfuzion, rekomandohet kërkimi i menjëhershëm i ndihmës mjekësore.

“Mbrohuni nga nxehtësia, kujdesi në kohë mund të shpëtojë jetë”, është apeli i Institutit të Shëndetit Publik.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...