Publikohen datat e provimeve të vjeshtës

Date:

Share post:

Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore dhe asaj Profesionale do të zhvillohet nga 24 gushti deri më 3 shtator 2026.

Sipas udhëzimit, të gjitha provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kandidatët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për zhvillimin e testit.

Më 27 gusht është parashikuar provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 3 shtator do të zhvillohet provimi me zgjedhje për Maturën Shtetërore. Në të njëjtën datë, kandidatët e Maturës Profesionale do t’i nënshtrohen provimit të teorisë profesionale të integruar.

Në sesionin e vjeshtës mund të marrin pjesë maturantët që kanë mbetur në sesionin e parë, si dhe nxënësit që kanë shlyer provimet shkollore të vjeshtës deri më 7 gusht 2026. Mundësi u jepet gjithashtu kandidatëve të viteve të kaluara dhe atyre që kanë kryer njësimin e diplomës së shkollës së mesme.

Për kandidatët që nuk janë regjistruar gjatë sesionit të parë, kërkohet plotësimi i formularit A1Z.

“Maturantët/kandidatët e përcaktuar duhet të plotësojnë formularin A1Z, për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore dhe të Maturës Shtetërore Profesionale 2026, nëse nuk e kanë plotësuar atë në sesionin e parë”, thuhet në udhëzim.

Dokumenti përcakton gjithashtu që kandidatëve me aftësi të kufizuara t’u krijohen kushte të përshtatura për zhvillimin e provimeve, në përputhje me kuadrin ligjor.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me mënyrën e organizimit. Provimet nuk do të zhvillohen të shpërndara, por në qendra të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar.

“Provimet të zhvillohen të përqendruara. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) përcakton qendrat e provimeve, duke u bazuar në numrin e maturantëve dhe në largësinë nga qendra e provimit”, sqarohet në udhëzim.

Për hartimin dhe vlerësimin e testeve do të jetë përgjegjëse Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), ndërsa procesi në terren do të monitorohet nga përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve në varësi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...