Vijon zjarri në lagjen Abaze të Krujës, flakët 10 metër afër banesave; kërkohet ndërhyrje nga ajri

Date:

Share post:

Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.

Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Situata rrezikon të kthehet përsëri në kritike, ndaj ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.

Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë betejës së mbrëmjes së shkuar, ku asistuan edhe dy helikopterë.

Ndërkohë Prefekti Shkëlqim Hajdari, tha se është bërë evakuimi i 10 familjeve. Zjarri ka kaluar në 2 a 3 objekte të pabanuara që janë djegur.

Ndërkohë helikopterët punuan edhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa një grup zjarrfikësish ndërhynë në Priskë të Madhe. Fatmirësisht në këto zona nuk ka pasur rrezik për banesat.

Zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...