Vrasja në hotelin “Principotes” në Ksamil jehonë në mediat e huaja

Date:

Share post:

Disa media të huaja kanë raportuar mbi vrasjen në Ksamil. Ndër to dhe media në Portugali dhe Greqi.

Duarte Costa raportoi për “TELEVISAO” se një portugez 20-vjeçar u vra me thikë pas një debati në një lokal plazhi në Ksamil, në jug të Shqipërisë dhe se “megjithëse në lokal ndodheshin një polic nga Gjirokastra, një punonjës i burgut të Fierit dhe një polic bashkiak, asnjëri prej tyre nuk i njoftoi autoritetet për atë që kishte ndodhur.
Punonjësit e lokalit, rojet e sigurisë dhe pronari i lokalit akuzohen për mosdhënie të ndihmës, ndërsa polici akuzohet për mosdhënie të ndihmës në një situatë të çrregullimit të rendit publik.”

Ndërkaq media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull vrasjes të ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata, vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes.
“Protothema” iu referohet raportimeve në mediat shqiptare për ngjarjen dhe shkruan se në qendër të hetimit është roli i dy efektivëve të policisë, të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen.
Hapësirë i jepet edhe aksionit të policisë për arrestimin e Vatës, i cili u kap në tentativë për t’u arratisur në Levan të Fierit, i fshehur brenda bagazhit të makinës së dy shtetasve turq, që më pas rezultuan të njohur të autorit dhe e ndihmuan atë të largohej nga vendngjarja.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...