Kanosi me armë zjarri tre persona pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

Date:

Share post:

Një 34-vjeçar është arrestuar sot në Kurbin pasi ka kanosur me armë zjarri 3 persona.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik kishte kanosur me pistoletë për motive të dobëta shtetasin, N. N., 72 vjeç, babai dhe dy djemtë e tij shtetasit, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç.

Sakaq bëhet me dije se gjatë operacionit u sekuestrua dhe pistoleta me të cilën dyshohet se u përdor gjatë kanosjes, 2 krehra dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”.

Kanosi me armë zjarri pistoletë 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 22.08.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kosovë/Gjenden pa jetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, brenda një...

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...