Nga qelia në spital/ Humb jetën në burgun e Fierit 58-vjeçari i dënuar për pastrim parash e grup kriminal, dyshohet për…

Date:

Share post:

I dënuar me 8 vite burgim në regjimin e sigurisë së lartë për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, 58-vjeçari Ardian Malasi ka humbur jetën në burg, në rrethana ende të paqarta pas një krize shëndetësore të papritur.

Malasi ishte deklaruar fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), vendim i cili mori formë të prerë në Apelin e Posaçëm më 1 qershor 2026. Ai u dënua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Malasi qe pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë.

SPAK arriti ti faktonte Gjykatës së Posaçme se për 13 vite nga viti 2010 deri në 2023, vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj së bashku me të njohurin e tyre Ardian Malasin, kishin investuar në pasuri të paluajtshme në vendin tonë, kanë kryer shitblerje dhe transferime pronësish e veprime financiare fiktive me qëllim pastrimin e të ardhurave nga trafikimi i narkotikëve. Ata qenë ndihmuar, sipas SPAK, prej ish drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi që prej vitit 2018.

Prokuroria e Posaçme zbuloi se shuma e përgjithshme e pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është 1,250,000 euro dhe 9,000,000 lekë. Paratë e aktiviteteve kriminale të vëllezërve Ramaj, jepeshin në dorë tek firma ‘Ledio 04’ me administrator Ardian Malasin në Shqipëri e cila i investonte në pasuri të paluajtshme.

I arrestuar që prej tetorit të vitit 2023, ai ishte transferuar së fundmi, në korrik, nga paraburgimi i IEVP “Jordan Misja” në Tiranë drejt IEVP Fier për kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit.

58-vjeçari nga Ballshi ka shfaqur shqetësime serioze dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa ndodhej në qeli. Pasi është dërguar në infermierinë e burgut për ndihmën e parë dhe më pas drejt Spitalit Rajonal të Fierit, po mjekët e spitalit vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Pista kryesore ku po hetohet paraprakisht është ajo e një goditjeje në tru (insult cerebral), ndërsa priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...