Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes

Date:

Share post:

Arben Mhillaj, 41 vjeç, po lëvizte me një makinë të blinduar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Torovicë, kur refuzoi urdhrin e efektivëve të policisë për të ndaluar. Patrulla e policisë i bëri me shenjë të ndalonte, por 41-vjeçari vijoi të lëvizte më shpejtësi dhe nuk ndali ndonëse policia iu vu nga pas. Disa minuta ka zgjatur ndjekja e Mhillajt, i cili u kap në fshatin Malecaj të Lezhës.

Brenda mjetit policia gjeti një armë zjarri me fishek në fole, e cila është sekuestruar bashkë me makinën e blinduar. Po ashtu, Mhillaj gjatë ndjekjes nga Policia hodhi edhe një krehër me fishekë.

Mhillaj nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Ndërsa vëllai i tij Florin Mhillaj, bashkë me dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentjana Mujeci për gjakmarrje më 27 prill.

“Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia”, njofton Policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...