U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare një nga emrat më të njohur të Cirkut, Tahir Baçova, themeluesi i profilit të zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar. Stafi i Cirkut Kombëtar në njoftimin e vet i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, teksa sjell në vëmendje kontributin e tij të çmuar.
Tahir Baçova, Artist i Merituar, lindi në Tiranë më 23 Korrik 1936. Karrierën artistike e nisi që në moshën 17 vjeçare dhe e vazhdoi për më shumë se 40 vite. Edhe pas daljes në pension, z. Baçova vazhdoi të jetë aktiv në botën e cirkut, duke sjellë art përmes zbutjes së kafshëve. Ai mbetet figura kryesore në historinë e Cirkut Shqiptar, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij, znj. Sanie Baçova, e para artiste grua në këtë fushë. Përmes numrave të tij me kafshë si qentë, pëllumbat, arinjtë etj., Baçova krijoi një trashëgimi të paharrueshme në skenën e cirkut shqiptar.
Prehu në paqe mjeshtër!!!
©️zërionline


