Një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji në fshatin Zhitom të Poliçanit, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.
Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, po kryente punime me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur papritur është shkëputur një masiv dheu.
Si pasojë, 31-vjeçari është zënë poshtë nga dheu dhe, për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën.
Pas ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
©ZëriOnline


