Zjarret në vend, 7 vatra mbeten aktive; situata më problematike në Dibër dhe Dajt

Date:

Share post:

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të vendit, me shtatë vatra ende aktive dhe tre të tjera nën mbikëqyrje. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 të së dielës, 30 gusht, në të gjithë territorin janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e flakëve janë angazhuar 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 80 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore aktive raportohen në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.

Në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon me angazhimin e 15 zjarrfikësve, nëntë forcave të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe 20 efektivëve të Forcave të Armatosura. Operacioni po mbështetet edhe nga ajri me një helikopter.

Situata që kërkon angazhimin më të madh të forcave raportohet në qarkun Dibër. Në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në Sllatinë ndodhen 91 forca.

Aktive mbeten edhe vatrat në Lundre të Matit, ku gjatë operacionit ka ndërhyrë një helikopter i Forcave të Armatosura, si dhe në Ballenjë të Martaneshit. Kjo e fundit ndodhet në një zonë të mbrojtur.

Në Qafën e Lugut, në Vithkuq, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vatra do të monitorohet gjatë natës, pasi terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në orët e vona.

Ndërkohë, në Zallë të Fushë-Krujës, një vatër e riaktivizuar është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, strukturave bashkiake dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas të dhënave zyrtare, nuk raportohen zona të banuara në rrezik.

Vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen nën mbikëqyrje, ndërsa gjatë së dielës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...