Kamëz/27-vjeçari bie në kontakt me telat elektrikë dhe humb jetën

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5. I riu, i identifikuar me inicialet R. T., ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe po rregullonte depozitën e ujit mbi banesë kur dyshohet se ra në kontakt me telat e energjisë elektrike.

27-vjeçari pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua rreth orës 20:00 në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, rreth orës 21:00 i riu ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe dinamikën që çoi në vdekjen e 27-vjeçarit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...