Pastërmeti/ Qeveria i jep bashkisë Krujë pronësinë për hyrjet e 11 pallateve

Date:

Share post:

Bashkia Krujë merr pronësinë e 196 apartamenteve të ndërtuara për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019.

Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 644, datë 27.8.2026 (botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 189, viti 2026), i cili parashikon kalimin në pronësi të Bashkisë Krujë të një fondi prej 196 apartamentesh, të shpërndara në 11 ndërtesa banimi (pallate).

Ky vendim mbështetet në aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” (miratuar me ligjin nr. 97/2019), në kuadër të procesit të rindërtimit dhe strehimit të familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Për zbatimin e këtij akti, i cili hyn në fuqi menjëherë, janë ngarkuar zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Krujë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë...

Skena “Fast & Furious” në Porto Palermo, plagosen 3 persona në aksident

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Rreth...

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...