Zjarr në Himarë, përfshihet nga flakët një banesë

Date:

Share post:

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Si pasojë, një banesë u dogj totalisht. Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të tjera nga bashkitë fqinje për të përballuar luftën me flakët që rrezikojnë dhjetra banesa.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...