Të shtëna me armë në Shkodër, humb jetën 24-vjeçari; plagosen babai i tij dhe autori

Date:

Share post:

Një konflikt mes tre personave është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe thikës në Shkodër, duke shkaktuar vdekjen e një 24-vjeçari dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe babë e bir, Qamil dhe Ylber Luli.

Gjatë përplasjes, sipas Policisë, Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Babë e bir, nga ana tjetër, dyshohet se gjatë konfliktit kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat e plota të ngjarjes, për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

“Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...